Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në ShSKUK. Ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.
Gjatë takimit me udhëheqësit e këtij institucioni, Kurti ka përmendur djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së.
Kurti ka thënë se dy kompanitë që janë përgjegjëse për sigurimin fizik dhe mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.
Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të ShSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.