UBT News

​Kurti në Ditën e Evropës: Të përshpejtohet integrimi i Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se pikërisht në këtë ditë duhet të vijë edhe zotimi për përshpejtimin e integrimit në BE të Kosovës, edhe të gjitha shteteve evropiane paqedashëse, përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Kurti ka thënë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë. Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas kreut të ekzekutivit, Kosova beson në demokracinë që lufton autokratët.

“Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë në demokraci që lufton autokratët, në sundim të ligjit që lufton korrupsionin dhe në ekonomi të zhvilluar që rrit mirëqenien për të gjithë”, ka shtuar ai. 

Exit mobile version