UBT News

​Kurti lëshon sallën, përplasen Abazi dhe Tahiri në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti, pas fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për Marrëveshjen e Uashingtonit ka lëshuar sallën plenare.

Kjo ka nxitur partitë opozitare duke thënë se kjo qasje nuk është serioze, por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi i është drejtuar shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri të ndalet sepse atij është i përgjigjur kryeministri Kurti.

“Ndalu, ndalu, qetësi ju lutem. Është shumë vështirë me u ballafaquar me vajtim. Ta dha përgjigjen kryeministrin tash dëgjo”, tha ai.

Ndërsa, Tahiri i PDK-së tha se ikja e kryeministrit Kurti është e papërgjegjshme.

“Ndodhi diçka e pabesueshme. Në një seancë të tillë kur kryeministri ftohet për një marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe i adresojmë të gjitha ato pyetje, ai nuk e ka kurajën për asnjë me u përgjigj, përveç me rendit akuza për 20 vjeçarin e kaluar. E më pas të del edhe ikë është e papranueshme. Pra ky kryeministër po tregohet shumë i papërgjegjshëm”, deklaroi Tahiri.

Exit mobile version