UBT News

​Kurti konfirmon lirimin e policëve: Shkelja e Serbisë duhet qortuar

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. Ai ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

Kurti ka shkruar se ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe si i tillë duhet qortuar.

“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

Me 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës ishin rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të vendit tonë.

Exit mobile version