UBT News

​Kurti: Jam kryeministri i cili asnjëherë nuk ka bërë premtim për afatet për heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është përgjigjur kritikave të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kurti tha se është kryeministri që asnjëherë nuk ka bërë premtime dhe nuk ka dhënë afate për heqjen e regjimit të vizave.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai thotë se Kosova ka plotësuar kriteret, por heqja e vizave nuk varet prej Kosovës.

“Unë jam kryeministri cili asnjëherë nuk ka bërë premtim me afate lidhur me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, as në fushatë as në detyrë. Kemi pasur shembuj në të kaluarën kur thuhej se 15 muaj, 90 ditë, sivjet, vitin e ardhshëm. Mua nuk më keni dëgjuar ashtu sepse e di që ajo punë nuk varet prej nesh teksa 95 kritere ishin plotësuar, mirëpo skepticizmet ishin të brendshme të vendeve anëtare e jo të institucionet evropiane….Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli të cilat nuk janë në linjë as me vetë Brukselin dhe ne përpiqemi që me durim, me përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi se çfarë mund të bëjmë sesa kaq”, u shpreh ai.

Përgjigje pati edhe për mosprezencën e Kosovës në Samitin e NATO-së. Kreu i ekzekutivit kosovar ,Albin Kurti për këtë tha se këto nuk varen prej tyre.

“Ndërsa sa i përket programit të NATO-së për partneritet për paqe, ne kemi marrë pjesë në defender 2021 në vitin e kaluar me 330 ushtarë, kemi qenë në mesin e 16 vendeve mikpritëse dhe do të marrim pjesë edhe në Defender Europian 2023… Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtje e vendit dhe ushtrinë e Kosovës është që e rrisim buxhetin për 52%, kemi arritur në gati 1.4% të bruto produktit vendor, mirëpo se kur do të na pranojnë ku dhe si në masë të konsiderueshme ju e dini që edhe nuk varet prej neve”, theksoi ai.

Exit mobile version