UBT News

​Kurti: Jam i gatshëm t’i vazhdoj takimet për konsultime me krerët e subjekteve politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet të bëhet ndarja mes Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesit të vetingut.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është votimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore, Kurti ka thënë se është gabim shtyrja e krijimit të saj. Ndërsa për vetingun, kryeministri ka thënë se është i gatshëm t’i vazhdojë takimet për konsultime me krerët e partive politike në vend.

“Është e domosdoshëm të kemi sa më shumë konsultime edhe si subjekte politike. Përveç kësaj, duhet ta bëjmë ndarjen e qartë të gjërave që nuk janë të njëjta. Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe vetingu në sistemin e drejtësisë nuk janë e njëjta gjë. I vetmi efekt është që të shtyhet Byroja Shtetërore dhe ky është gabim, pra vetingu në drejtësi dhe byroja shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin ka të bëjë me gjithë zyrtarët shtetëror e tjetra vetëm me sistemin e drejtësisë. Për sistemin e drejtësisë ku duhet të ketë veting jemi dakorduar dhe unë jam i gatshëm t’i vazhdojmë edhe më dendur takimet me krerët e subjekteve politike”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version