Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do t’i merr ekzekutivi. Ani pse nuk i bëri të ditura, kreu qeveritar në Kuvend, duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.
Paraprakisht, gjatë seancës plenare, deputeti Haradinaj kërkoi informacione për strategjinë e qeverisë për mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe rritjen e importeve nga Serbia, për të cilën tha se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 është mbi 100 milionë euro.
“Çarë masa ka marrë dhe do të merr qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendor duke ditur se importi nga Serbia është kërcenim për prodhuesit vendor. Pse po hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin e nga Serbia, siç është rasti i bllokave dhe po lejoni që shtëpinë tona me u ndërtu me dhe të Serbisë”, pyeti Haradinaj.
Në përgjigjen e tij, kreu qeveritar tha se në vitin 2018-të, vitin kur ishte në qeverisje Haradinaj, Kosova vetëm në 6 mujorin e parë ka importuar 212 milionë euro, 60 përqind më pak se vlera e importeve të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
“ Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.
Këto i quajti si manipulime deputeti opozitar, duke thanë se Qeveria Kurti, kur po flet për rritje ekonomike po i merr afatet më të afërta kohore, por në importet nga Serbia nuk i pëlqen të krahasohet në vitet 2019 dhe 2020.