UBT News

​Kurti i del në krah Gërvallës pas reagimit të saj në Londër

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale gjersa ka theksuar se solidarizohet me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjersa i njëjti ka bashkangjitur deklaratën e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale.

“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.

Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

Exit mobile version