UBT News

​Kurti: Haradinaj le t’ia kthejë shtetit 200 hektarë, e na ja paguajmë 70 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka propozuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj t’ia kthejë shtetit 200 hektarë tokë dhe do t’ia paguajnë 70 mijë euro, aq sa i ka privatizuar.

Kreu qeveritar në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, duke i replikuar deputetit Haradinaj, tha se pronarët e mëdhenj të qindra hektarëve tokë nuk po janë të sinqertë me kërkesat e tyre.

“Pronarët e mëdhenj kanë hallë pagat e zjarrfikësve, pronarët e mëdhenj të qindra hektarëve thonë me ua rritë nja 5% pagat zjarrfikësve. Qe çfarë situate, qysh me besu këtë situatë? A kuptoni, ata të cilët që sillen si sistemin feudal, këqyrin argatët dhe shërbëtorët me iu rritë rrogën pak, po këta janë lot krokodili, prandaj këta pronarë të mëdhenj të tokave që kanë hallin e shërbyesve civil nuk janë as të sinqertë e as seriozë. Konkretisht meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u e të mërdhihen, e kam një propozim tjetër, deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet ata 200 hektarë, e na ja kthejmë 70 mijë euro. Si thoni, le t’ia kthen shtetit 200 hektarë e na ja kthejmë 70 mijë euro”, tha ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet rreth Ligjit për Paga në sektorin publik.

Exit mobile version