Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kreu i ekzekutivit adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.