UBT News

​Kurti falënderon ligjvënësit evropianë e amerikanë për letrën dërguar SHBA-ve, BE-së e Britanisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar politikanët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, për letrën të cilën e kanë dërguar të zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, me kërkesë ndryshimin e qasjes në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Kurti ka shkruar se ata kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje më të vëmendshme ndaj rajonit për kërcënimin që vjen nga veprimet agresive të Serbisë.

“Faleminderit Alicia Kearns, senator Menendez, Michael Roth dhe pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje më të vëmendshme ndaj rajonit ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Të hënën, për letrën e dërguar te sekretari amerikan i Shtetit, shefi i diplomacisë së BE-së, dhe sekretari i Jashtëm britanik, kishte shkruar deputetja në Londër, Alicia Kearns.

Letra ishte nënshkruar nga deputetë dhe kryetarë të komiteteve për punë të jashtme.

Exit mobile version