Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është fajtori dhe faktori për vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.
Ai ka nënvizuar se pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës nuk do të do bëjë subvencionimin e energjisë në pjesën veriore të vendit.
Ndërkohë theksoi se po presin reagimin e Brukselit për vonesat e Elektroseverit.
Kreu qeveritar në konferencë për medie, pas mbledhjes së ekzekutivit, tha se Serbia po shtynë edhe takimet e nivelit të lart, në kuadër të dialogut.
“Duhet të shtohet trysnia euro-atlantike ndaj Serbisë”, tha ai.