Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rezonancën magnetike në Klinikën e Pediatrisë.
Kurti tha se vlera e kësaj rezonance është mbi 1 milion euro, derisa shtoi se përmes saj do të shkurtohen listat e pritjes së pacientëve.
Ndërsa, ministri Vitia tha se ndër prioritetet e tyre është edhe decentralizimi i shërbimeve mjekësore.