Në vazhdën e takimeve konsultuese me komunitetet jo shumicë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim përfaqësues të Iniciativës Rome.
Paraditen e së mërkurës Kurti e Osmani kanë pritur në takim edhe kryetarin e partisë së Goranëve, Adem Hoxha.
Prej fillimit të javës, dy fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë zhvilluar takime me partitë parlamentare në Kuvend me qëllim të konsultave për konstituimin e institucioneve.