UBT News

​Kurti e Osmani hapin fushatën zgjedhore në Pejë

Qytetarët e shumtë janë mbledhur në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë për të mbështetur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Në këtë qytet tashmë subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit .

Ndërsa në paraditen e së mërkurës, dega e Vetëvendosjes në Prishtinë ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore. Nga aty foli kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia i cili u shpreh i sigurt për fitoren e VV-së në këto zgjedhje.

Exit mobile version