UBT News

​Kurti e Haradinaj përplasen për veriun e vendit

Përplasje në seancën e Kuvendit ka pasur në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ku ky i fundit adresoi kritika për veprimet e qeverisë që lidhën me situatën e fundit në veri të vendit. Pas kësaj, Kurti i ka thënë Haradinajt që të mos shesë moral meqë, sipas Kurtit, e njohin mirë.

Kurti ka thënë se nuk ka pasur luftim të korrupsionit e krimit të organizuar asnjëherë siç po ndodh aktualisht me qeverinë e drejtuar nga ai.

Dhe më lejoni të ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka pasur më shumë luftim të krimit e korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tash. A e kemi realizuar qëllimin, jo, por luftim të krimit e të korrupsionit më shumë se tash nuk ka pasur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh që para 4 viteve kryekrimineli atje që është sot është pritur në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, sot ka fletë arrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan, ky është dallim shumë i madh, bile nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi, a ka ardhur ne veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh prandaj ju lutem mos më shisni moral e patriotizëm se ju njohim mirë”, ka thënë Kurti.

Përsëri ka reaguar ish-kryeministri Haradinaj sipas së cilit Kurti nuk mund t’i marrë meritat e veprimeve të amerikanëve për listë të zezë.

Ai e ka quajtur Kurtin “good guy” dhe sipas tij i njëjti është tërhequr prapa nga veriu i Kosovës.

Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral. Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti jem me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa në kundër replikën e tij, Kurti ka thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe.

Ju e dini shumë mirë unë kam qenë gjithmonë ‘good guy’, gjithmonë kam qenë ‘good guy’, pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlera paska mos me qenë ‘good guy’, pra kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bënë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshmet për shtetin e kombin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë, unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial e ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8 mijë e 200 hektarëve, kur Kosova rrezohet me ‘Zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version