UBT News

​Kurti e Bordi i KEK-ut diskutuan mbi përgatitjet për furnizim me energji gjatë dimrit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë pritur sot në takim Bordin e Drejtorëve të KEK-ut me të cilin kanë biseduar mbi rëndësinë e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje po ballafaqohet.

Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore.

Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.

Kurti falënderoi Bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve.

“Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version