Shefi i diplomacisë së Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar shtetasit e huaj që të mos iu bashkohen trupave ruse gjatë agresionit ushtarak kundër vendit të tij, pasi që ata do të shpallen kriminelë lufte në gjykatat ndërkombëtare.
Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se Rusia po zhvillon një luftë agresioni kundër Ukrainës.
“Unë paralajmëroj shtetasit e huaj që mund të nxiten të bashkohen me forcat pushtuese ruse: mos e bëni. Tashmë kemi nisur çështjet në gjykatat ndërkombëtare. Edhe nëse mbijetoni, do të jeni kriminelë lufte. Nuk ia vlejnë as paratë, as ndonjë gjë tjetër”, ka shkruar ai.