Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA). Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress vetë Kuçi, i cili tha se tashmë e ka kërkuar lirimin nga detyra e postit të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, për shkak se do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kuçi tregoi për KosovaPress edhe se a do të jetë pjesë e listës së deputetëve të AAK në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.
“Po kam kërkuar të lirohem nga detyra e ministrit përshkak se kam me qenë pjesë e shtabit zgjedhor në këto zgjedhje dhe nuk mundem në të njëjtën kohë me kry si duhet detyrën edhe të ministrit, edhe me qenë pjesë e shtabit zgjedhor. Do të jem pjesë e shtabit zgjedhor në zonën Suharekës, Rahovecit dhe Prizrenit”, tha Kuçi.
Kuçi ka potencuar edhe se do të jetë vetëm pjesë e shtabit zgjedhor dhe nuk do të jetë në listën e deputetëve.
“Jo nuk do të jem në listën e deputetëve”, tha shkurt Kuçi.