Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon do ta vizitojnë Kosovën me 7 shtator, kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara.
Siç thuhet në komunikatë, Trendafilova dhe Donlon do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në komunikatë.