UBT News

​Kryetari i Prishtinës fton qytetarët ta pastrojnë Badovcin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen një organizimi për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Sipas njoftimit, pastrimi do të bëhet më 16 shtator, derisa afati për regjistrim është deri më 7 shtator.

Rama ka thënë se të gjitha shpenzimet e personave që do të marrin pjesë në pastrim ofrohen nga organizatorët e “Bashkë për liqene më të pastërta!”.

Ftohen vullnetarët që me 16 shtator, t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator’, ka shkruar Rama në Facebook.

Exit mobile version