UBT News

​Kryesuesi i OSBE-së sot takon krerët politikë në Kosovë

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, ka mbërritur pasditen e djeshme në Prishtinë për një vizitë dyditore për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës OSBE-së.

Ministri Rau do të takohet sot me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Pjesë e rendit të tij të ditës janë dhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.

Ai do të vizitojë po ashtu dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mbështetet nga OSBE dhe Polonia.

Ministri Rau do ta përmbyllë vizitën me një konferencë për media që është planifikuar të mbahet prej orës 16:30 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.

Exit mobile version