UBT News

​Kryenegociatorët e dialogut në Bruksel, ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh

Sot kur në Bruksel po mbahen takimet e nivelit të kryenegociatorëve, ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh.

Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka takuar fillimisht kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Deri tash dihet se Lajçak dhe zëvendëskryeministri Bsnik Bislimi janë takuar, dhe se bisedimet po vazhdojnë.

Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, do të presë në takim kryenegociatorët nga të dyja palët.

“Fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

KosovaPress i ka dërguar pyetje zëdhënësit të BE-së për takimet e sotme, dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Marrëveshja për shtensionimin e situatës në veri u arrit më 10 korrik në Bratisllavë të Sllovaksië, në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi zhvilloi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Janë katër hapa që për dy javë duhet të përfundojnë mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Pika e parë dhe pika e dytë kanë filluar të zbatohen javën e kaluar, ajo e zvogëlimit të pranisë policore për 25 për qind në dhe rreth ndërtesave komunale dhe ajo, ku Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, “në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”.

Exit mobile version