UBT News

​Kryeministrja e Estonisë: Putin nuk duhet ta fitojë luftën në Ukrainë

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, deklaroi sot se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duhet ta fitojë luftën në Ukrainë, duke shtuar se ishte “zemërthyese” të shihje se çfarë po bën Rusia në Ukrainë.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën për të luftuar këtë luftë. Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Kallas për CNN.

Kallas, e cila do të merr pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s, tha se strategjia e NATO-s duhet të fokusohet në përfundimin e luftës duke përdorur “përmbajtje inteligjente”, që do të thotë se NATO duhet të kalojë nga një “qëndrim parandalues” në një “qëndrim mbrojtës” të sigurt.

“Ka disa aftësi që janë shumë të shtrenjta për çdo shtet individual, por nëse i bëjmë ato së bashku këtu në Evropë për të mbrojtur territoret tona, ne jemi më të fortë”, tha ajo, duke shtuar se vendet duhet të lëvizin për të izoluar Rusinë në të gjitha nivelet politike që është e mundur.

E pyetur mbi propozimin e Polonisë për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë, Kallas tha se së pari duhet të arrihet paqja dhe se Rusia nuk po tregon ndonjë synim për arritjen e saj.

“Ne mund të kemi një mision paqeruajtës vetëm nëse kemi paqe, por ju e dini, nëse shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë, paqja nuk është asgjë që shohim atje. Është një luftë që po vazhdon dhe nuk shoh se Rusia ka ndonjë qëllim të bëjë ndonjë gjë për të arritur paqen. Së pari duhet të kemi paqe, pastaj ta ruajmë atë. Ndonjëherë për të arritur paqen, ne duhet të kemi vullnetin për të përdorur fuqinë ushtarake”, tha ajo.

Kallas tha se nuk e shohin mundësinë e një lufte të tretë botërore dhe se përpjekja duhet të jetë për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ajo tha se Putin po ushqehet me narrativën e krahut të djathtë në Evropë dhe SHBA duke krijuar një krizë refugjatësh.

“Ai po krijon këtë presion të madh migracioni në Evropë dhe atë që ne shohim në vende të ndryshme, ne gjithashtu shohim se e djathta ekstreme tani po merr tonin” dhe nuk i ndihmon refugjatët që vijnë nga Ukraina. Armiku është Rusia dhe jo refugjatët”, tha Kallas.

Exit mobile version