Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, sot do të arrijë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai me këtë rast do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani në orën 15:00.
Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit nuk pritet të ketë deklarime për media.
Ndryshe, Greqia është ndër pesë vendet e BE-së që heziton të njohë Kosovën shtet të pavarur.