UBT News

​Kroacia vendos të pranojë refugjatët afganë

Kroacia do të marrë refugjatë nga Afganistani, u konfirmua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan, mijëra refugjatë po largohen nga vendi, dhe disa shtete anëtare të BE -së dhe Shtetet e Bashkuara tashmë janë bashkuar në ndihmën për t’u kujdesur për ata njerëz, raporton “Vecernji list”.

Si kujtesë, Kroacia, së bashku me Slloveninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosova nënshkroi një deklaratë të Departamentit të Shtetit për refugjatët nga Afganistani. Në mesin e shteteve ka edhe anëtare të Bashkimit Evropian.

Exit mobile version