UBT News

​Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te varri i heroit Zahir Pajaziti në Orllan

Pas homazheve tek shtatoret e heronjve në Sheshtin e Dëshmorëve në Podujevë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminstri Albin Kurti bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek varri i heroit Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan.

Për nder të 25-vjetorit të rënies së tre heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Osmani së bashku me Kurtin kanë vendosur lule të freskëta tek shtatoret e këtyre dëshmorëve në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë. Ata vlerësuan lart sakrificën e heronjve për lirinë e Kosovës. 

Exit mobile version