Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Postimi i plotë:
Sot kam pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.
Në kuadër të këtij takimi, theksuam domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve.
Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik.