UBT News

​Krasniqi: Shkarkimi i ambasadorit Berishaj nuk mjafton, duhet hetim serioz

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin kërkoi hetim serioz.

Kraniqi tha se në vend që sot në këtë seancë të diskutohej për të arriturat e kësaj qeverisje, po diskutojnë për dështime në të gjithë sektorët.

Kreu i PDK-së u shpreh se krerët shtetëror po tentojnë ta heshtin skandalin e ambasadorit Berishaj.

“Fatkeqësisht nuk mund ta bëjmë dhe kjo për dy arsye e para jo vetëm që nuk ka progres në asnjë sektorë, por ka regres dhe degradim të secilit prej tyre që nga shëndetësia, tek diplomacia, njohjet e çdogjë tjetër. Dhe e dyta ka disa muaj që kjo Qeveri e kryeministri në veçanti që nuk po ka guxim që të ta trajtoj një virus helmues për shtetin. Më 21 prill të vitit të kaluar mediet sllovene raportuan për skandalin e madh financiar në të cilin ishte përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që fiks 273 ditë, dy gjëra diametralisht të kundërta e kanë karakterizuar këtë skandal, e para për 9 muaj raportimet për aferën Martin Berishaj kanë ardhur duke u shtuar faktet, duke u zbuluar akuzat, duke u ngritur dyshimet, duke gjetur rrugë deri tek kryeministri, Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje, e dyta reagimi institucional nga kryeministri, presidentja e ministrja e MPJD në shpërputhje me zhvillimet e seriozitetin e këtij rasti, kanë ardhur duke u zvogëluar, duke tentuar që përmes heshtjes, mostransparencës dhe papërgjegjësisë, ta heshtin, fshehin apo tejkalojnë këtë situatë. Por po gabojnë aq shumë sa vetëm po e konfirmojnë se edhe vetë janë të përfshirë”, u shpreh Krasniqi.

Lideri i PDK-së kërkoi që shefi i ekzekutivit të ishte në sallën e Kuvendit të Kosovës për t’iu përgjigjur disa pyetje për ambasadorin Berishaj.

“Ky skandal i madh korrupsioni jo vetëm që ka dëmtuar reputacionin e diplomacisë së shtetit tonë…Kryeministri duhet të vijë këtu në shtëpinë e popullit, para mijëra njerëzve që na shohin e t’u përgjigjet disa pyetjeve në mesin e tyre janë edhe këto pyetje: si mundet dikush me marrë nënshtetësinë në një ditë edhe qysh të nesërmen me u emëruar ambasador në një nga postet më të nderuara që mund ta jep një shtet. Si e mori dritën e gjelbër Martin Berishaj nga organet e inteligjencës së Kosovës, si është e mundur që pas gjithçka që dimë tash ministrja e Punëve të Jashtme deklaroi pikërisht këtë javë se ajo i beson MartinBerishaj, ende e jofakteve të panumërta. Si është e mundur që ambasadori Martin Berishaj është ende në detyrë dhe nuk është shkarkuar e as nuk është thirr në Kosovë për hetim të mëtejme…çka po e ndal a është duke e ndal Martini vetë që mbrapa ambasadorit Martin Berishaj fshihet lidhja e thellë e këtij pushteti me mafinë energjetike të rajonit tashmë edhe ju tashmë shumë deputetë të mazhorancës e dini dhe prandaj iu takon që të flisni”, tha ai.

Kreu i PDK-së u shpreh se tashmë shkarkimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nuk mjafton. Ai kërkoi hetim serioz për këtë rast nga organet e drejtësisë.

Exit mobile version