UBT News

​Krasniqi: Rizvanolli nuk po di ta ushtrojë detyrën, po provon e qytetarët kanë mbetur në terr

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka akuzuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli se nuk ka aftësi ta ushtrojë detyrën e saj të ministres.

Krasniqi tha se derisa ministrja Rizavnolli po provon ta ushtrojë detyrën e saj të ministres, qytetarët janë duke pësuar keq në terr dhe në të ftohtë.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, Krasniqi ka kërkuar qëndrime të qarta nga Rizvanolli dhe kryeministri Kurti për rritjen e tarifave.

“Ministrja (Rizvanolli) e nisi shumë mirë fjalën e vet. Tha nuk po di qysh të përgjigjem, por po provoj. Realisht, ti edhe detyrën e ministres nuk po din si ta bësh, veç je ka provon, njëjtë sikur shumica e kësaj qeverie. Nuk e keni idenë çka është detyra e përgjegjësia jote, s’je ka e kupton as thelbin e problemit, por je ka e provon. Por derisa t’i po provon ta kryesh punën tënde, njerëzit janë në të ftohtë dhe janë në terr. Këto 20 milionë neve na paskan sigurua dritat, çka mundesh me iu thënë njerëzve në Kroin e Vitakut që tri ditë që nuk kanë rrymë. Çka mundesh me iu thënë qytetarëve në Kosovë që kanë reduktime deri në 12 orë. Kë po e mashtroni? A je duke mashtruar veten, a je duke mashtruar kryeministrin, apo je duke i mashtruar qytetarët të cilët janë të mërdhimë dhe në terr. Me vjen keq me nivelin e papërgjegjësisë dhe padijenisë që e keni. Shteti i Maltës as nuk ka krizë energjetike, as s’janë rrit çmime[…]Po thoni nuk na ka prekë kriza deri në fund, ju a jeni zjarrfikës e çka jeni? Veç kur del zjarri ju e nxirreni ujin për me shuar zjarrin. Ju duhet me na e bë të qartë, a jeni pro rritjes së çmimit të energjisë apo jeni kundër. Arsyetimi se ju nuk e rritni çmimin, por e rrit ZRRE-ja është miratimi që ju po ia bëni me ia rritë çmimin qytetarëve të Kosovës. Ti personalisht (Rizvanolli) dhe kryeministri duheni me deklarua a jeni pro rritjes të energjisë, apo jeni kundër, tregoni drejt”, theksoi Krasniqi. 

Exit mobile version