UBT News

​Krasniqi pas votimit: Kjo ditë të jetë shembull i demokracisë në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi votoi në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, ftoi qytetarët e Prishtinës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Krasniqi pas votimit tha se sot është ditë e bukur që qytetarët të japin verdiktin për katër vitet e ardhshme. Ndërkohë uroi që këtej e tutje Kosova të ketë institucione lokale funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

“Besojmë që është obligim i të gjithëve dhe pavarësisht se kush e ka vazhduar garën, unë mendoj që qytetarët duhet të dalin në mënyrë së masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë që të udhëheq në katër vitet e ardhshme. Besoj fuqishëm që zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët… është një ditë e bukur edhe pse jemi në vjeshtë dhe shpresojmë që të jetë një ditë e shkëlqyeshme edhe për demokracinë në Kosovë… Shpresojmë që prej këtu e tutje do të kemi institucione lokale funksionale, të cikat do të bëjnë më të mirën për qytetarët”, tha ai.

Në Kosovë sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Exit mobile version