UBT News

​Krasniqi: Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harrojë zotimin tim për drejtësi

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka kujtuar 14 prillin e vitit 1999 kur ishte rrëmbyer me forcë dhe ishte dhunuar në mënyrë barbare nga forcat serbe. Ajo thotë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj, e që kurrë s’do ta harrojë zotimin për drejtësi.

Në këtë 14 prill, Krasniqi që njëherit është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, shprehet se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe. Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin.

Exit mobile version