Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se deputet e VV-së sot janë në presion dhe shantazh lidhur me Trustin, por ata duhet ta dëgjojnë ndërgjegjen e tyre e jo të kryeministrit.
Krasniqi i bëri këto komente në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet projektligji për tërheqjen e një pjese të Trustit.
“Po flisni qysh nëse nxjerrën një pjesë e TRUST-it rritet inflacioni, nëse si vitin e kaluar 66 % e kontribut-dhënësve shkojnë edhe e nxjerrin një pjesë të mjeteve të tyre, realisht do të tërhiqen dikun më pak se 400 milionë euro, por edhe nëse këto 400 milionë euro hyjnë në ekonominë e Kosovës cila matje, cili argument iu thotë juve që do të ketë rritje të inflacionit, rritja e inflacionit edhe ashtu do të vazhdon, çdo parashikim, edhe vendor edhe ndërkombëtar e parasheh, ju krejt çka jemi qitu e dimë që çdo verë në tregun tonë, në qarkullim ka më shumë ‘cash’, për shkak të bashkë-atdhetarëve që vijnë, janë qindra miliona euro të cilat hyjnë në qarkullim”.
Ai tha se deputetët kanë presion ose shantazh por deputetët e VV-së duhet të jenë deputet të qytetarëve.
“Unë sinqerisht sot ju ftojë, me qenë deputet të qytetarëve, atyre që ua kanë dhënë mandatin, atyre që ua kanë dhënë mandatin e ju kanë sjellë këtu, kryeministri iu ka shti në listë, por deputet ju kanë bërë votuesit e juaj, qytetarët e juaj, ata që kanë nevojë sot për juve, edhe për votën e secilit prej neve, guxoni sot ose nëse mendoni që e keni më lehtë hajde po e qesim në mocion me bë me votim të msheftë, nëse doni me votu msheftë se keni presion ose shantazh, por mbi të gjitha ju keni guxu për kodin civil, gjysma se keni dëgjuar kryeministrin e keni dëgjuar ndërgjegjen, dëgjonte ndërgjegjen e juaj edhe për qytetarët që sot kanë nevojë me iu ndihmu” ka thënë Krasniqi.