Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot kanë takuar shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme.
Krasniqi ka shkruar se edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha.
“Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës. Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit”, ka shkruar ai.
Disa komuna të Kosovës janë prekur nga vërshimet e djeshme.