UBT News

​KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Sot pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor në Kosovë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, konfirmoi për KosovaPress se të enjten në ora 10:00 pritet që të njëjtat të bëhen publike.

“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, tha ai.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) doli e para për nga numri i votave( të rregullta, me kusht dhe me post), me gjithsej 170 mijë e 177 vota.

E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me gjithsej 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota.

Ndërsa vendin e katërt e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 90 mijë e 708 vota.

Exit mobile version