Zyra për Regjistrim dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ i ka rekomanduar kolegjiumit në këtë institucion të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, ashtu siç kanë ardhur nga partitë politike.
Kryeshefi i kësaj zyrë, Yll Buleshkaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se zyra nuk ka arritur me zbatua tërësisht vendimin e pikës “q” të nenin 29 të Ligjit për Zgjedhje, për shkak hamedësimit të kësaj pike.
“Zyra nuk ka arritur me zbatua tërësisht në vendim të pikës ‘q’ të nenin 29 të ligjit për zgjedhje për shkak të hamendësimit dhe konfuzitetit. Për atë arsye zyra rekomandon të certifikohen të gjithë siç kanë ardhur. Kush ka ankesa, shkalla e parë dhe e dytë të vlerësojë për largimin e kandidatëve”, tha ai.