Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lajmi është bërë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi.
Ky lajm nga KQZ-ja vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave në këtë institucion, ku ka hedhur poshtë shtatë ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve të ndryshëm.