Një ditë pas përmbylljes së afateve ligjore për procesin e votimit nga diaspora, rreth 134 mijë aplikacione ende nuk janë hapur nga KQZ-së. Derisa rreth 33 mijë sosh janë në procedura për verifikim, e 4 mijë e 500 prej tyre janë refuzuar.
Këtë e bëri të ditur kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sipas tij, aktivitetet për verifikimin e votuesve nga jashtë do të vazhdojë. E shqetësuese numrin e madh të emailave të pahapura e konsideroi anëtari i LVV-së në KQZ-së, Alim Rama.