Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar të dielën çmimet tavan për shitjen e derivateve, të cilat vlejnë 48 orë nga data dhe ora e publikimit.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.72 euro për litër.
Pavarësisht zbritjes së dukshme të çmimit të derivateve të naftës në botë, çmimi i naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka shënuar vlera rekorde.