Gjatë muajit shkurt 2023, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termocentralet ishte 485.37 GWh, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 26.51 GWh dhe prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe ajo solare ishte 42.7 GWh.
Statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se në shkurt të këtij viti energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 713.21 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh, ose 1.4% më i vogël, krahasuar me muajin njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%.
Ndërkaq, sipas njoftimit të ATK-së, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Ndërsa, në janar vendi kishte importuar energji elektrike 348.09 GWh apo 45.76 GWh më shumë se në shkurt të këtij viti.
ASK ende nuk ka publikuar raportin e gjerë se prej cilit vend Kosova importoi energjie elektrike.
“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.95 mijë ton, ose 1.64% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.