Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nesër më datën 9 maj do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit midis Kosovës dhe Izraelit.
Në njoftim thuhet se memorandumi do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre.
“Nesër më 9 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, ku do të nënshkruajë memorandum e parë të mirëkuptimit duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe MASHTI-t në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Yad Vashem ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente.