UBT News

​Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për energjinë. Në fakt bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të e ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashmë palët janë pajtuar për planin e implementimit të saj.

Bashkimi Evropian do të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Exit mobile version