UBT News

​Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe ajo kroate janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në një takim të përfaqësuesve të të dy agjencive, të prirë nga kryeshefët Sejdë Tolaj dhe Sinisha Tomiq, palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun, kontrollin e cilësisë, farmakovigjilencën, pajisjet medicinale etj.

Bëhet e ditur se agjencitë e të dyja vendeve u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative duke shkëmbyer përvojat praktike në funksion të përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale.

Ekspertët e dy agjencive do të shkëmbejnë po ashtu përvojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët, duke identifikuar problemet dhe ofruar mbështetje reciproke për zgjidhjen e tyre.

Exit mobile version