UBT News

​Kosnett për zgjedhjet në Kosovë: Raportoni parregullsitë dhe shkeljet

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pavarësisht motit me temperatura të ulëta që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj.

“Mos lejoni që bora ose COVID t’ju ndalojnë të votoni. Raportoni parregullsi dhe shkelje te Policia e Kosovës, Prokuroria, autoritetet zgjedhore ose media. Bëni zgjedhjet të lira, të drejta dhe të sigurta”, ka porositur diplomati amerikan.

Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për legjislacionin e tetë. 

Exit mobile version