Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar disa thasë arra dhe lajthia, sasia e të cilave nuk dihet.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Koretin të Kamenicës. Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë dorëzuar në SPMK, Muqiverc, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.