UBT News

​Konsumimi i kungullit zvogëlon rrezikun nga hemorroidet

Kungulli i njomë është ushqim që gjen vendin në pjatat e verës dhe është i njohur për të gjithë.

Arkeologët kanë zbuluar se kungull i njomë ishte ngrënë 7.000 vjet para Krishtit në Meksikë, ku ishte pjesë e rëndësishme e dietës përveç misrit.

Një filxhan kungull i njomë është i barabartë me një racion, dhe përmban vetëm 19 kalori, yndyrë totale – 0.4 gram, natrium – 9 miligram, karbohidrate – 3.5 gram, fibra dietike – 1.1 gram, sheqer – 2.8 gram dhe proteina – 1.4 gram dhe , e rëndësishmja, pa kolesterol.

Gjithashtu, kungull i njomë do t’ju ofrojë një dozë të disa vitaminave, veçanërisht të vitaminës C, mbron shëndetin e syve, zemrës dhe tretjes, por gjithashtu të ruani një peshë të shëndetshme të trupit.

Një filxhan kungull i njomë përmban gjithashtu 11% të nevojave ditore për vitaminë B6, e cila është e rëndësishme për mbajtjen e sistemit nervor dhe imunitar të shëndetshëm, sipas ekspertëve nga Klinika Mayo.

Prania e manganit në kungull ndihmon trupin të gjenerojë energji dhe të mbrojë qelizat nga dëmtimi.

Konsumi i ushqimeve të pasura me fibra uli incidencën e sëmundjes koronare të zemrës, goditjes në tru, diabetit tip 2 dhe kancerit të zorrës së trashë me 16 deri në 24 për qind, sipas një meta-analize të gati 250 studimeve të botuara në revistën “Lancet”.

Një dietë me shumë fibra ndihmon gjithashtu në kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak, arritjen e një peshe të shëndetshme dhe mirëmbajtjen e shëndetit.

Kungulli i njomë gjithashtu siguron kalium, i cili zvogëlon efektet e natriumit dhe ndihmon kundër presionit të lartë të gjakut, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Kur merrni më shumë kalium, ju humbni më shumë natrium përmes urinës, dhe gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit.

Një dietë e pasur me perime të tilla si kungulli i njomë gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të hemorroideve. Ju gjithashtu mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 nëse hani një dietë të shëndetshme që përfshin fibra të patretshme.

Exit mobile version