Konstituohet Komisioni Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili do të drejtohet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ndërsa Jeta Statovci zëvëndëskryetare nga VV.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala tha se nga java e ardhshme nis punën Komisioni me programin dhe dinamikën e punës.
“Me punën e përbashkët dhe me parimet e Kuvendit, do të japë maksimumin për bashkërendim të çdo iniciative të Komisionit për interes të përgjithshëm. Nga java e ardhshme nisim punën sipas programit”, tha ai.
Ndërsa, Jeta Statovci tha se fusha e ekonomisë ka një sërë sfidave sikurse ajo në shëndetësi, kështu sipas saj me një bashkëpunim të mirëfilltë pret të arrihet përballimi i këtyre sfidave.
Komisioni është konstitua me 10 anëtarë fillimisht, e që pritet të caktojë edhe anëtarë nga minoritetet. Mbledhjet e këtij Komisioni pritet të mbahen çdo të martë prej orës 10:00.