UBT News

​Konjufca-Vitisë: Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura në seancën e sotme duke e pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se pse nuk po e kryen doktoraturën.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu drejtua ministrit Vitia duke i thënë se tash e 18 vite nuk e ka kryer specializimin.

“Çka me thënë zotëri Vitia që 18 vjet një specializim nuk ke arritur me kry”, tha Haxhiu.

Pas kësaj deklarate duke qeshur kryeparlamentari Konjufca e pyeti ministrin Vitia se pse nuk e ka kryer doktoraturën si deputeti i PDK-së.

“Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi”, tha kryetari i Kuvendit. 

Exit mobile version