UBT News

​Konjufca: Sjellja e Listës Serbe është e papërgjegjshme

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se ardhja e deputetëve të Listës Serbe në seancën e sotme të Kuvendit vetëm për t’u nënshkruar, pas pesë muajve mungesë është sjellja më e papërgjegjshme që mund të shihte në Kuvend.

Ai kërkoi nga administrata e Kuvendit që deputetët e Listës Serbe të privohen nga mëditjet e sotme, pasi qëndruan vetëm dhjetë minuta në sallë.

“Ajo çka bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh e sa ditëve në Kuvendin e Kosovës, vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund të shohim në Kuvendin e Kosovës. Ata qëndruan për më pak se 10 minuta këtu në Kuvend dhe dolën menjëherë. Më e pakta që mund të kërkoj nga administrata është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha ai.

Pas betimit mbi pesë muaj më parë, deputetët e Listës Serbe nuk kanë shkuar në Kuvend asnjëherë, deri më sot. Në bazë të rregullores së Kuvendit, deputeti që mungon në seanca plenare për gjashtë muaj i merret mandati.

Exit mobile version