UBT News

​Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Konjufca e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, kryeparlamentari Konjufca shprehu mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin e demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet ambientale dhe fusha të tjera zhvillimore, si dhe për përkrahjen e synimeve të shtetit të Kosovës për integrim euroatlantik dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Me këtë rast, Konjufca i uroi suksese në angazhimin e mëtejmë ambasadroes Hernmarck, ndërsa ajo vlerësoi progresin e arritur dhe ritheksoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës.

Exit mobile version